Biznesmenja Paris Hilton ka folur për domethënien e emrit të vajzës së saj.
Ajo në podcast-in e saj në iHeartRadio ka thënë se e ka një episod të veçantë pasi më në fund bashkë me bashkëshortin e saj e kanë prezantuar vajzën e tyre, London, për publikun e gjerë.
“Zgjodha Londrën si emrin e saj sepse është një nga qytetet e mia të preferuara në botë. Dhe që kur isha e vogël, gjithmonë ëndërroja të kisha një vajzë të vogël me emrin London”.
“Unë mendoj se tingëllon shumë bukur së bashku, Paris dhe Londër, dhe është thjesht një emër kaq i bukur dhe unik”, tha Hilton, shkruan People.