5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Paris Hilton prezanton koleksionin e ri të parfumeve

- Advertisement -

Ylli televiziv amerikan Paris Hilton ka prezantuar koleksionin e saj të ri të parfumeve “Ruby Rush” në kryeqytetin indian.

Hilton, e cila kishte veshur një fustan të kuq me tegela, pozoi së bashku  me fansat në Mumbai të cilët  ishin kurioz për parfumet e reja.

Me siguri duket sikur kryeqyteti indian i njohur për  popullsinë  e dendur po gumëzhin nga vizita e saj pasi vetëm një ditë më parë Paris Hilton u përshëndet nga një numër i madh  fansash të cilët i dhuruan buqeta  me lule teksa ajo zbriste në  aeroport.

Stërmbesa e themeluesit të Hilton Hotels, Conrad Hilton, mori vëmendjen  e tabloideve pasi një kasetë erotike e saj u zbulua në vitin 2001. Ajo më vonë luajti në shfaqjen e realitetit televiziv “A Simple Life”.

Aktualisht bukuroshja vijon të fitojë të ardhura të shumta për shkak të perandorisë së  saj të biznesit që  përfshin një linjë parfumesh, dyqane dhe produkte të tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit