Paris Hilton ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj mahnitëse gjatë një feste para ‘Grammys’ në Los Angeles, ku mori pjesë me një fustan të zi të mbushur me diamante, pa sytjena, dhe një palë stileto të zeza.
43-vjeçarja tregoi një figurë të mrekullueshme duke e përfunduar veshjen me çantë dore të argjendtë dhe vathë argjendi, shkruan DailyMail.
Pasi pozoi për fotografitë, ajo u bashkua me bashkëshortin Carter Reum dhe çifti dukej shumë i dashuruar.
Përveç ngjarjes në tapetin e kuq, Paris gjithashtu shpërndau një moment emocionues në Instagram ku ribashkoi një qen të shpëtuar, Zuzu, me familjen e saj origjinale pas zjarreve në Los Angeles.