18.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Paris Guri: VV-ja po e përdor Avni Deharin, po fiton kohë për pazare politike

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po manipulon me procesin konstituiv të Kuvendit.

Ai tha se kjo parti po e përdor deputetin Avni Dehari për të shtyrë seancat dhe për të fituar kohë për pazare politike.

“Me ligjet e Kosovës, seancën e parë e udhëheq deputeti më i vjetër dhe ai më i riu. Në këtë rast, deputeti më i vjetër është Avni Dehari. Por sipas ligjit, ai është vetëm udhëheqës i seancës, nuk ka asnjë kompetencë të kryetarit të Kuvendit”, tha Guri në Klan Kosova.

Ai shtoi se Sekretariati i Kuvendit ka përgatitur një udhëzim të qartë se çfarë i lejohet dhe nuk i lejohet deputetit që udhëheq seancën.

Të ngjashme

Të fundit