-8 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Paris Guri i kundëpërgjigjet Faton Pecit: Po më akzuon dikush që po hetohet për hajni

- Advertisement -

Deputeti  i LDK-së, Paris Guri, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili e akuzoi për vjedhje të votave të mërgatës në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025.

Guri ka thënë për Reporteri se deklaratat e Pecit nuk janë aspak serioze, dhe po akuzohet nga dikush që po hetohet për hajni.

“Më 9 shkurt të vitit 2025 unë kam marrë përafërsisht 13% të votës të mërgatës, kurse tash në zgjedhjet e 28 dhjetorit kam marrë mbi 22% të votës të mërgatës, kështu që është një rritje e imja e votës të mërgatës tash më 28 dhjetor, kjo nuk është e vërtetë aspak kur këto deklarata vijnë, kur akuzohem nga Faton Peci i cili është duke u gjykuar dhe duke u hetuar nga Prokuroria pikërisht për hajni, kështu që këto deklarata nuk janë serioze aspak”, ka thënë Guri.

Të ngjashme

Të fundit