0.4 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

Paris Guri, Gëzim Hazrolli dhe Festim Kabashi, më të dëmtuarit me votë në LDK

- Advertisement -

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet që u mbajtën më 28 dhjetor. Aktualisht në top treshen më të dëmtuar të kandidatëve në listën e LDK-së janë Paris Guri, Gëzim Hazrolli e Festim Kabashi. Secilit prej tyre aktualisht iu kanë shtuar dhjetëra vota në rezultatin e përmbledhur, dhe atë shumica në komunën e Prizrenit.

Ndërsa kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj bashkë me Xhavit Ukën nga kjo degë po figurojnë si përfituesit më të mëdhenj nga këto vota të manipuluara. Deri tash Xhavit Uka ka mbi 1000 vota të rrejshme, kurse Driton Selmanaj mbi 750.

Rinumërimi në Prizren ka rezultuar deri tash edhe me ndryshimin e mandatit në partinë turke KDTP, ku kryetari i saj Fikrim Damka duket se po e humb mandatin si pasojë e votave të rrejshme. Në vend të tij, aktualisht si deputet i Kuvendit figuron Ergul Mazrek.

Në këtë proces të rinumërimit aktualisht qind për qind janë 10 komuna të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit