Gazetari Parim Olluri, në “Pressing” të T7, të mërkurën ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë të gatishmërisë për kompromise politike.
Ai ka thënë se Kosova ka pasur histori të mirë me kompromise politike, duke shtuar se krimi po vazhdon teksa vendi zhytet në debate të kota.
Olluri th ase flitet për bllokadat institucionale, por jo edhe për problemet reale si çmimi i rrymës.
“Historia e mirë që e ka pasur Kosova me kompromise politike tash po thyhet nga një politikan, 1 vit gati e shtyri me kryeparlamentarin. Nëse kish me qenë normale, atëherë Kosova ish dasht me u marrë me disa tema tjera”, tha Olluri.






