Këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaki ka publikuar videoklipin e “Dashuria”, këngë kjo e vitit 2006.
Simaku u rikthye sërish në skenën e muzikës, pas vështirësive që kishte në jetën e saj personale.
Ajo u bë lajm kur një video qarkulloi në internet, ku Simaku u pa duke huazuar rroba në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ishte biznesmeni Elton Ilirijani ai që ia zgjati dorën Simakut, dhe bëri të mundur rikthimin e saj në muzikë.
Artistja ka një zë shumë të veçantë, i cili cilësohet të jetë i rrallë.