1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Parashkrimi i lëndëve në sferën penale, sfidë në sistemin e drejtësisë

- Advertisement -
Parashkrimi i lëndëve penale e po ashtu edhe vonesat e shumta tek çështjet civile, vazhdon të jetë një ndër sfidat më të madha që po ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vend.

Por, si të dilet nga kjo situatë dhe a ka elemente të qëllimshme në raste të caktuara të kësaj, flasin njohësit e këtyre rrethanave.

Sipas tyre, kjo dukuri po ndodh më shpesh tek rastet e politikanëve, ndërsa ka raste kur një lëndë vonohet nga 10 deri në 15 vite.

Avokati Yll Zekaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se parashkrimi i lëndëve është kryesisht në sferën penale ku qindra lëndë ende nuk kanë marrë epilogun e tyre.

“Parashkrimi si nocion është afati kohorë, brenda pa nënkalimin e së cilit afat nuk mund të ndiqet një vepër penale, apo nuk mund të ekzekutohet një dënim edhe nëse është marrë ai nga ana e gjyqësorit. Si dukuri, parashkrimet nga periudha e luftës, është një sfidë kryesore që ndodh në sistemin e drejtësisë, kryesisht në sferën penale, ku ka shumë lëndë që nuk kanë arritur ta marrin epilogun e vet, për shkak se ka kaluar afati kohor brenda së cilës është dashur të trajtohet e njëjta. Nëse e shohim sistemin sot në sistemin gjyqësor, shohim lëndë që janë duke trajtuar ndoshta me 10 apo 15 vite e të njëjtat nuk kanë marrë ende epilogun, të njëjtit të dyshuar apo të akuzuar nuk kanë marrë dënimin e merituar dhe të dëmtuarit, nuk kanë marrë satisfakcionin nga ky gjykim për të qenë të kënaqur me një vendim gjyqësor që do ta merrte në fund gjykata”, tha Zekaj.

Ai tha se rastet e personave që kanë pozita të larta publike, ndodh më shpesh të parashkruhen lëndët e për të cilët thotë se kanë dhënë një hije të rendë sistemit të drejtësisë e duke ulur edhe besimin e qytetarëve ndaj këtij sistemi.

“Kjo për me tepër është  një dukuri me raste të politikanëve për më tepër tek rastet e personave që kanë pozita të larta publike, ku faktikisht ka dhënë edhe një hije të rendë sistemit duke ulur besimin e qytetarëve ndaj këtij sistemi. Janë elemente të shumta që kanë ndikuar qoftë te zvarritja e procedurës, qoftë kthimi i rasteve në rigjykim e të cilat nuk kanë arritur ta bëjnë një vendim të plotfuqishëm me vite të tëra. jo pastaj reflekton edhe në mos besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe në raste të caktuara dhe i lënë indikacionet, se kinse gjyqësori nuk po guxon të merret me figura të larta publike dhe nuk po guxon të merret me politikan të fuqishëm, sidomos me ata të cilët kanë qenë në pushtet gjatë kohës kur janë iniciuar procedura”, u shpreh Zekaj.

“Nëse e shohim sot në sistemin gjyqësor, shohim gjithmonë e më shumë që ka të akuzuar dhe persona të cilën ndaj të cilëve kemi procedura penale, e që janë ish funksionar publik, e shumë rrallë kemi të dyshuar apo të akuzuar persona të cilët janë më në pushtet, apo kanë qenë në pushtet në kohën kur janë filluar procedurat”, deklaroi Zekaj.

Mendim të njëjtë ndan edhe avokati tjetër, Ardian Bajraktari, veçse sheh pabarazi tek qytetarët. Thotë se parashkrimi i lëndëve kërkon më shumë angazhim nga institucionet e drejtësisë.

“Parashkrimi i lëndëve apo humbja e së drejtës se shtetit për të ndërmarrë ndjekje përkatësisht për t’i vendosur para përgjegjësisë kryerësit e veprave penale, natyrisht që është një veprim që duhet të punohet jashtëzakonisht shumë, me qëllim të adresimit sepse kjo është sfide e aq më tepër kur kemi të bëjmë me raste kur parashkrimi ka të bëjë me eksponent politik. Natyrisht që kjo e minon masë të konsiderueshme besimin e publikut në drejtësi për faktin se këtu vihet në shprehje edhe trajtimi mbase i pabarabartë i qytetarëve para ligjit dhe drejtësisë. Andaj e vlerësoj që  duhet të punohet shumë në drejtim të adresimit të kësaj sfide”, thotë Bajraktari, teksa ka kërkuar të adresohen këto vonesa nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokuroria, transmeton Klankosova.tv.

“Si kundër që Këshillat përkatëse, Këshilli Gjyqësor apo edhe Këshilli Prokurorial duhet të punojnë në drejtim të adresimit, të çfarëdo neglizhence e cila është hasur gjatë punës së tyre me qëllim që të njëjtit t’i vënë para përgjithësisë në raste se ka ardhur si rezultat i mos ndërmarrjes së veprimeve për cilat natyrisht që janë përgjegjës dhe paguhen me taksa të qytetarëve të këtij vendi”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit