Home Lajme Botë Parashikimi: Popullsia e Britanisë do të arrijë në 72.5 milionë banorë në 2032

Parashikimi: Popullsia e Britanisë do të arrijë në 72.5 milionë banorë në 2032

0
Parashikimi: Popullsia e Britanisë do të arrijë në 72.5 milionë banorë në 2032

Zyra e Statistikave Kombëtare britanike raportuan këtë të martë se popullsia e Britanisë do të arrijë në 72.5 milionë banorë deri në gjysmën e vitit 2032.
Në gjysmën e vitit 2022 popullsia llogaritej në 67.6 milionë banorë. Shkak të kësaj rritjeje pritet të jenë emigracioni masiv drejt territoreve britanike.

Qeveritë e pasardhshme, përfshirë qeverinë e Partisë Laburiste të Kryeministrit Keir Starmer, kanë premtuar të reduktojnë emigracionin që mbetet një temë politike e nxehtë dhe ndihmoi në votimin për Brexit në vitin 2016.
Sipas ONS, migrimi neto, numri i personave që mbërrijnë minus ata që largohen prej 4.9 milionë personash pritet të kontribuojë në rritjen e popullsisë gjatë periudhës 10-vjeçare.

“Një popullsi më e madhe në moshë pune do të thotë një ekonomi më të madhe, më shumë punëtorë dhe më shumë të ardhura tatimore, gjë që pritet të sjellë një rritje fiskale prej rreth 5 miliardë paund në vit deri në fund të dekadës,” tha Adam Corlett, ekonomist kryesor në Resolution Foundation në një deklaratë.

Projeksionet gjithashtu parashikojnë një nivel të qëndrueshëm të emigracionit prej 340,000 personash në vit nga viti deri në 2028 tha ONS. Migrimi neto arriti një rekord prej më shumë se 900,000 personash në vitin deri në qershor 2023.

Exit mobile version