Mot kryesisht me diell do të mbretëroj ditëve të ardhshme në vend.
Mëngjeset mbesin të ftohta, me ngrica, derisa përgjatë luginave të lumenjëve mund të shfaqen shkurtimisht, kushte për mjegullinë apo mjegull. Temperaturat minimale zbresin në -2C e 2C. Gjatë ditës temperaturat luhaten ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë jugore e lehtë 1-5m/s.
Ditën e diel vazhdon mot i kthjellët dhe me diell. Nga e hëna mbetet tutje situatë më e qëndrueshme meteorologjike. Kalojnë kohëpaskohe vransira, që ditën e martë, me dendësimin e tyre mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 15C e 16C, lokalisht në vlera prej 17C e 18C. Kryesisht frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 2-7m/s.






