Gjatë dy ditëve të fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Nesër në mëngjes parashihet mjegull nëpër ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 15 deri 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.
Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.