Moti pritet të jetë kryesisht i qetë javën e parë të shtatorit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, paarshihet që dita e hënë (2.09.2024) do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi I verilindjes e lehtë deri mesatare.
Dita e martë (03.09.2024), kryesisht si e hëna, mot me diell dhe pjesërisht vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
Teksa dita e mërkurë (04.09.2024) do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E diell me vranësira të dendura do të ketë dita e enjte (05.09.2024). Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Ndërsa të premten (06.09.2024) pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-5m/s.