28.1 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me reshje.

Sipas institutit, në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset e larta malore reshjet do të jenë të përziera – shi dhe borë, veçanërisht në lartësitë mbi 1,500 metra mbi nivelin e detit.

“Ky episod i paqëndrueshmërisë atmosferike do të zgjasë deri të mërkurën, duke shoqëruar vendin me erëra të forta jugperëndimore, ulje të përkohshme të temperaturave, si dhe rritje të lagështisë relative në ajër. Nga e enjtja e javës, pritet stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të vlerave termike, si në temperaturat minimale ashtu edhe ato maksimale. Në fundjavë, moti parashihet më i qëndrueshëm, me kushte të favorshme për veprimtari bujqësore dhe udhëtime”, thuhet në njoftim.

Të hënën pritet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 5-7 gradë celsius ndërkaq maksimalet nga 8-11 gradë celsius.

Të martën do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura minimale 3 gradë dhe maksimale 9 gradë celsius.

Të mekurën po ashtu do të ketë mot të vranët dhe reshje shiu ku minimalja pritet të jetë 4 gradë celsius ndërkaq maksimalja 11 gradë celsius.

Të enjten pritet të mbajë mot i vranët por me intervale kohore me diell. Minimalja pritet të jetë 1 gradë celsius, ndërkaq maksimalja 16.

Ndërkaq të premten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale pritet të jetë 3-6 gradë celsius ndërkaq maksimalja 13-18 gradë celsius.

Të ngjashme

Të fundit