-8.7 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet më intensive parashihen ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.

Sipas Institutit, temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga -1 deri në 5°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të jenë ndërmjet 6–10°C.

“Të mërkurën do të ketë kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare ,lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi maksimale deri në 5m/s. Sugjerim për popullatën: Gjatë ditës së hënë këshillohet të shmangen udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive, të përshtatet shpejtësia e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe të tregohet kujdes i veçantë në zonat me mjegull gjatë mesjavës”, njofton instituti.

Të hënën pritet të mban mot i vranët dhe me shi. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë.

Temperaturat minimale:3 deri 5°C, ato maksimale: 6 deri 8°C.

Ditën e martë do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 2 deri 4°C, ato emperaturat maksimale: 5- 8°C

Të mërkurën sipas IHDK-së do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale: -1 deri 1°C, ato maksimale: 6-9°C.

Ditën e enjte, moti do të mban i vranët  dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale:  1 deri 4°C, ato maksimale: 7deri 10°C.

Dhe të premten, mot do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: -1 deri 1°C, ato maksimale:  6 deri 9°C.

Të ngjashme

Të fundit