-9 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Parashikimi i motit për ditët e mbetura të janarit

- Advertisement -

Nesër pritet që të ketë reshje lokale shiu.

Por nuk do të mungojnë as intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, derisa maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 7C e 10C.  Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 4-7m/s.

Reshje lokale shiu vazhdojnë të paraqiten në pjesë të vendit edhe ditën e diel, ndërkohë që nuk mungojnë as intervale me diell, pasi që erërat më të theksuara juglindore shpërndajnë vransirat.  Frynë erë juglindore mesatare e mesatarisht e fuqishme  7-14m/s.  Kushte të paqëndrueshme do të vazhdojnë edhe ditëve të para të javës së fundit të janarit.  Ditën e hënë të reshurat mund të jenë më të shtrira përgjatë territorit të vendit, e të martën më të lokalizuara.  Të hënën madje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë bubullimë.  Temperaturat maksimale shkojnë deri në 10C e 11C të dielen, e deri të martën zbresin në 7C.  Minimalet rriten në vlera pozitive, ndërmjet 2C e 5C.  Ditën e mërkurë nuk paraqiten sinjale për të reshura, por do të ketë vransira e intervale me diell.

Të ngjashme

Të fundit