Temperaturat ekstreme tropikale do të arrijnë kulmin sot në Kosovë, me vlera maksimale që parashikohen të lëvizin ndërmjet 33 dhe 36°C. Moti do të jetë kryesisht me diell, me nxehtësi të theksuar dhe me vranësira të pakta.
E diela pritet të shënojë pikun e kësaj vale të nxehtë. Megjithatë, nga veriperëndimi po afrohet një front ajror më i freskët, i cili do të ndikojë në motin nga fillimi i javës së ardhshme. Ky front, ndonëse nuk sjell sasi të mëdha lagështie, do të nxisë ulje të temperaturave dhe ndonjë reshje të izoluar.
Në ditët e para të javës së re, pritet një rënie graduale e temperaturave, sidomos në zonat kontinentale të rajonit, raporton Meteo Ballkan.