EA Sports kanë bërë parashikimin për fituesin e Kupës së Botës.
Kompania e video lojërave, EA, ka bërë parashikimin e zakonshëm për fituesin e Kupës së Botës.
Me sistemin që simulon ndeshjet përmes video-lojës FIFA, EA ka bërë parashikimet edhe në vitet 2010, 2014 dhe 2018, duke qenë e saktë në të tri rastet.
Kësaj radhe, sipas EA, parashikimi thotë se Argjentina do të jetë fituese e Kupës së Botës 2022, përcjell lajmi.net.
Po ashtu, thuhet se Messi do të jetë fituesi i Këpucës së Artë.
Mbetet të shihet nëse parashikimi i EA do të jetë i saktë edhe në herën e katërt.