Skuadra e Napolti ka shënuar fitore minimale ndaj Lecce me rezultatin 1:0, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Një paraqitje tejet pozitive pati mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Rrahmani u vlerësua me notën e lartë, 8.2 në këtë ndeshje sipas faqes së njohur “Sofascore”.
Mbrojtësi “dardan” bllokoi tre goditje nga kundërshtarët, fitoi shtatë duele në ajër nga tetë tentime.
Preku topin 80 herë dhe bëri tri topa të gjatë nga katër tentime.
Kujtojmë që golin e fitores për ekipin e Antonio Contes e shënoi, Giovanni Lorenzo, i cili në fund u shpall “njeriu i ndeshjes”./Indeksonline/