Një postim i fundit i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku qindra komentues kanë vënë re një ngjashmëri të dukshme mes saj dhe banores së Big Brother VIP Kosova 4, Dolces.
Dolce, e cila aktualisht ndodhet në shtëpinë e Grande Fratello, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, dhe duket se në këtë rast krahasimi mes dy figurave ka ndezur rrjetin.
Ajo që ka rënë më së shumti në sy është stili i flokëve.
Foto: Instagram
Shyhretja, e cila shpesh përflitet për paraqitjet e saj të kuruara, këtë herë ka zgjedhur një stil që shumë njerëz e lidhën menjëherë me pamjen karakteristike të Dolces.
Pamja e ngjashme ka bërë që sekuenca komentash të mbushin postimin e artistes.
“Më besoni, mendova se është Dolce”, “Duke menduar që është Dolce”, “Ia paske kaluar Dolces”, janë disa nga komentet.
Behluli, një prej emrave më të respektuar të muzikës shqiptare, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes jo vetëm për karrierën e saj të gjatë, por edhe për mënyrën sesi arrin të përditësojë stilin e vet, duke surprizuar fansat edhe pas dekadave në skenë.










