6.1 C
New York
Sunday, March 1, 2026

Buy now

Parandalohet një rast i kontrabandës në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, ShKK jep detaje

- Advertisement -

Pesë telefona mobile me kabllo kanë tentuar të kontrabandohen në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë.

Rasti është parandaluar nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues, ku në njoftimin e SHKK’së thuhet se kontrabanda është hedhur nga jashtë dhe ka rënë në hapsirën e brendshme të qendrës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 13:30, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është evidentuar një tentativë për futjen e kontrabandës brenda perimetrit të institucionit. Sipas të dhënave fillestare, kontrabanda është hedhur nga jashtë dhe ka rënë në hapësirën e brendshme të qendrës”, thuhet në njoftim.

“Zona është siguruar menjëherë nga zyrtarët korrektues, të cilët kanë ndërmarrë kontroll të detajuar të hapësirës së shëtitjes. Gjatë kontrollit janë lokalizuar tri pako të dyshimta, brenda të cilave janë gjetur pesë telefona mobilë me kabllo”, vijon njoftimi.

Sipas SHKK’së, pakot janë konfiskuar dhe për rastin është njoftuar policia. /Insajderi.org/

Të ngjashme

Të fundit