Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot është parandaluar futja në Qendrën Korrektuese në Dubravë, e substancës së dyshuar narkotike e cila ishte e mbështjella në 51 qese me sasi të vogla.
Bazuar në njoftimin e SHKK-së, sot rreth orës 14:20 në Qendrën Korrektuese – Dubravë, gjatë një patrullimi të bërë nga Njësiti Intervenues, jashtë perimetrit të murit rrethues është gjetur një qese e mbushur me substancë narkotike.
“Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 51 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç, të cilat dyshohet se janë substancë narkotike. Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 14: 20 h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një patrullimi të bërë nga Njësiti Intervenues, jashtë perimetrit të murit rrethues është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike.
Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 51 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet se janë substancë narkotike.
Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës se dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.