4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

- Advertisement -

Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Hani i Elezit, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar, me theks të veçantë të kontrabandës, kanë intensifikuar patrullimet dhe operacionet policore në teren.

Kështu, më 22.10.2022 rreth orës 08:20 njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë-Hani i Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore – poste të shpejtë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduar.

Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit