Ditëve të fundit, në tri raste të ndara është parandaluar kontrabanda me mallra, konkretisht duhan përmes ANP-së.
Në rastin e parë, në koordinim mes Njësitit për Informacion të Pasagjereve, zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, është ndaluar një pasagjer në shkuarje për Londër, ku në valixhet e udhëtarit janë hasur 8 boksa (shteka) cigare Malboro e kuqe, 116 boksa Malboro e kaltër, 2 boksa Lucky Strike, 13 boksa Malboro e bardhe, 5 boksa Philipmorrise, gjithsej 144 boksa me cigare.
Në rastin e dytë, një pasagjer po ashtu për në Angli, gjatë kontrollit i janë hasur 18 boksa (shteka) cigare (17 boksa cigare Winston dhe 1 boks cigare Karelia).
Në rastin e tretë, tek një pasagjer i fluturimit Prishtinë–Londër, në dy valixhe janë gjetur: 20 shteka cigare Karelia, 50 Malboro e kaltër e mbyllte, 130 Malboro e katërt e qelt, 20 Malboro light , gjithsej 220 shteka cigare.
Në të tria rastet duhani është konfiskuar dhe me procedurat për raste të tilla janë marrë ekipet e Doganës së Kosovës.