14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Parandalohen masakra të tjera në Serbi! Në tri shkolla nxënësit kishin bërë listat e personave që do të vrisnin

- Advertisement -

Duket se masakra e ndodhur në Serbi pak javë më parë, është shumë me e thellë

Në tri shkolla në Serbi, nxënësit kanë bërë listat e nxënësve që do të vrasin, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për mediat vendase. Të gjithë ata janë ndaluar së bashku me prindërit e tyre dhe janë denoncuar nga nxënësit dhe prindërit e tjerë.

Një nga tre shkollat ​​është shkolla “Despot Stefan Lazareviç” në lagjen Mirijeva e Beogradit, dhe nëna e njërit prej nxënësve i dërgoi një letër nga administrata e shkollës mediave serbe, duke komentuar se prindërit janë të mërzitur dhe se shumë nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Siç tha ajo, u strehua me familjen e saj në një shtëpi verore jashtë Beogradit.

“Ju bëj me dije se në datën 08.05.2023, në orët e mëngjesit gjatë orës së 4-t, një nxënës i shkollës sonë ka bërë një listë të nxënësve, të cilët dëshiron t’i vrasë”.

“Për ngjarjen jemi njoftuar nga mësuesja e lëndës e cila ka sjellë nxënësin në zyrën e drejtorit. Menjëherë thirrëm policin e shkollës dhe nxënësi u intervistua në prani të pedagoges, nëndrejtoreshës dhe drejtorit të shkollës”, thuhet në letrën që ka marrë nga prindërit.

Listat janë bërë edhe nga dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore Bora Stankoviç në Vozhdovc, si dhe një nxënës nga një shkollë në Bajina Bashta. /TCH/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit