Policia e Kosovës ka njoftuar se shtatë persona janë shoqëruar në stacionet policore përkatëse pasi që dyshohet të kenë organizuar gara ilegale të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri.
“Me date 08 dhe 10/03/2024, patrullat policore të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren dhe Stacionit Policor Prizren Veri, bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet”, njofton Policia e Kosovës.
Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “.
Organizimi I garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille”, ka shtuar ndër të tjera Policia e Kosoves. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: