26.4 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Paralajmëron SHBA: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë

- Advertisement -

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur në një konferencë për shtyp në Pentagon.

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, e fillon konferencën për shtyp në Pentagon duke thënë se sulmet e mbrëmshme ishin të dizajnuara për të “degraduar” dhe “shkatërruar” aftësitë bërthamore të Iranit.

Ai thotë se sulmi “shkatërroi” programin bërthamor iranian, por nuk preku trupat apo civilët iranianë.

Hegseth vazhdon të thotë se shumë presidentë “ëndërronin t’i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri në Trump”.

Ai shton se operacioni ndaj Iranit ishte “i guximshëm dhe brilant”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

“Kur Presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë”, thotë ai, duke shtuar se “asnjë vend tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta kishte bërë këtë”.

“Presidenti Trump tha jo armë bërthamore, ai kërkon paqe dhe Irani duhet të ndjekë atë rrugë”, thotë Hegseth.

Më pas Hegseth lexon postimet e Trump në mediat sociale nga mbrëmja e kaluar, të cilat paralajmëronin se çdo hakmarrje nga Irani do të përballej me një forcë “shumë më të madhe”.

“Irani do të ishte i mençur t’i kushtonte vëmendje këtyre fjalëve, ai i tha më parë dhe i mendon me bindje”, thotë Hegseth.

Të ngjashme

Të fundit