Presidentja Vjosa Osmani të enjten gjatë një konference për media ka thënë se në fund të muajit maj kanë marrë informacione “specifike” lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.
Lidhur me këtë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur i gatshëm që të veshë sërish uniformën.
Ai është shprehur i bindur se në rast se Serbia tenton të bëjë diçka, ai do t’ mbledhë 10 mijë ushtarë për 24 orë.
“Absolut po, ishalla kurrë nuk ndodh, ai që është njeri i mençur ai punon shumë mos me ndodh. Po as nuk e kisha diskutu këtë pjesë edhe jo vetëm Dauti, por unë mendoj që çdo qytetarë që jeton në Republikën e Kosovës ish dashtë me kanë në vijë të parë dhe unë jam i bindur që fryma nacionaliste në Kosovë është 100 herë me lartë se sa në vitet 97-të”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.