Një letër që e ka nisur SBASHK-u në adresë të ministrisë së Financave e ku po kërkojnë të dihet saktësisht se mbi çfarë baze ligjore grevistëve në arsim nuk u dolën pagat, po e presin Sindikata e Bashkuar e Arsimit e më pas për të vendosur për hapat sindikalë, raporton Gazeta Blic.Nga SBASHK kanë thënë për Gazeta Blic se ministri i Financave është i obliguar t`u kthejë përgjigje deri nesër, e pavarësisht përgjigjes që do të marrin, Këshilli Grevistë dhe anëtarësia e SBASHK-ut do të mblidhen për hapat e mëtutjeshëm.
Luljeta Boshnjaku, anëtare e Këshillit Grevistë ka thënë se padi ndaj ministrit Murati do të ketë gjithsesi, por nuk ka përjashtuar edhe veprime të tjera sindikale.Aktualisht, rikthim të grevës në arsim, sipas saj nuk do të ketë.
“Për neve është e çuditshme se si vetëm grevistëve në arsim nuk u kanë dal pagat. Me këtë rast ligji është zbatuar në mënyre selektive dhe ne nuk e dimë pse ky veprim nga ana e ministrit të Financave. Padi ndaj tij do të këtë gjithsesi, por ne mbledhemi çdo mbrëmje për të disktuara veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë ajo.
Greva në arsim pas pesë javësh është pezulluar deri në janar të vitit 2023, por që mësimdhënësit nuk janë paguar gjatë kohës sa kanë qenë në grevë.
Ministria e Arsimit ka nxjerr një vendim se orët e humbura duhet të kompensohen, kërkesë kjo që me automatizëm është refuzuar nga SBASHK, por edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.Por për orët e kompensuara ministrja e Arsimti Arbërie Nagavci ka thënë se mësimdhënësit do të paguhen, por nuk ka folur për mosezkutimin e pagave për ta .
Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë dje dhe mbrëmë se në momentin që SBASHK do të pajtohet që orët e humbura në arsim të kompensohen, atëherë pagat për grevistët do të ekzekutohen.Zëvendës kryeministri i parë i Kosovës Besnik Bislimi ka thënë dje se Albin Kurti e ka një ‘zgjdihje’ për situatën e krijuar në arsim, por që nuk ka dhënë detaje.