18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Paralajmëron koloneli Veseli: Zhvillimi i fundit në veri do të na kushtojë shumë

- Advertisement -

Koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka folur për aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku janë mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore serbe.

Ai në Kosova Today të Klan Kosovës, deklaroi se ky zhvillim do ti kushtojë Kosovës politikisht shumë.

“I patëm edhe reagimet e miqve tanë ndërkombëtarë, duket se këto problemet e fundit, disfatat e fundit të Republikës së Kosovës edhe të Qeverisë tash duhet të adresohen diku tjetër. Konsideroj se janë veprime populliste, kjo neve mundet të na kushtojë shumë”.

Veseli tutje tregoi  se për çka mendohet se do shërbenin të hollat e gjetura.

“Sepse po thuhet se ato para kanë qenë për pensione dhe për paga të tyre. Serbia me çdo kusht përpiqet ta paraqesë si krizë humanitare, edhe pse në veri nuk ka krizë humanitare. Mirëpo politikisht neve do të na kushtojë shumë”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit