8.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Paralajmëron ish-kryeinspektori i AKI-së: Ka indikacione serioze për destabilizim nga Serbia brenda Kosovës

- Advertisement -
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia ka synim me destabilizu Kosovën.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Bratisllav Dikqi mund të jetë i autorizuar nga strukturat shtetërore të Serbisë për të tensionuar situatën në Kosovë.
“Indikacione serioze për synime destabilizuese nga Serbia brenda Kosovës.
Bratisllav Dikiq, i ndihmuar edhe nga Milan Radojiçiq, duket të jenë autorizuar nga struktura shtetërore të Serbisë për të tensionuar situatën sidomos në veri të Kosovës.
Tensionimi i situatës së sigurisë duket që është i lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, por edhe me mundësinë reale të hapave zyrtar të shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnja gjatë këtyre javëve.
Në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës (KiE), për Kosovën është kthyer në çështje serioze procedimi eventual i Draft-Statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit