22.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Paralajmërohet shtrenjtimi i vajit pas shkyçjes së prodhuesve vendorë dhe vendosjes në tregun “e lirë”

- Advertisement -

Një litër vaj nga 1 euro e 60 cent paralajmërohet të shkojë deri në 2 euro – ndërsa kompanitë vendore do ta kenë të vështirë të konkurrojnë me çmime të produkteve të vendeve rajonale që janë në tregun vendor.

Kjo si pasojë e çmimeve 300% më të larta të energjisë elektrike për prodhuesit vendor pas hyrjes në fuqi të të ashtuquajturizt “treg i lirë” i energjisë elektrike dhe shkyçjes së kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji.

Pronari i një fabrike për prodhimin e vajit, Berat Mustafa, ngreu alarmin duke folur për RTV21, se çmimi i produktit të tij pashmangshëm do të shtrenjtohet dhe në këtë mënyrë do të favorizohen produktet e importit të cilat siç thotë janë të stërmbushura në tregjet e Kosovës.

“Unë mendoj që minimumi diku çmimi do të rritet për 30 cent për litër do të jetë vaji më i shtrenjte. Duke pa koston operative në të cilën ndikon rritja e çmimit të rrymës. Dhe sa do që qytetari është patriot dhe konsumon produkte vendore dhe don t’i përkrah, duke pas buxhetin e tyre dhe krizën që po jetojnë nuk do të ketë mundësi ta blejnë për 30 centë më shtrenjte në krahasim me regjionin që tregu jonë është i stërmbushur me produkte të huaja. Produkti vendor do të ketë rënie të madhe që në fund do ta paguaj konsumatori unë nuk po e kuptoj sesi qeveria nuk po reagon sepse nuk janë vetëm prodhuesit por edhe qytetari konsumator ai që e blen produktin”, tha Mustafa.

“Na duhet ta kuptojmë se rryma është kosto operative dhe të shtrenjtohet brenda 2 muajve 3 herë apo 3 fish apo 300% sigurisht që për prodhuesit është një kosto shumë e lartë dhe veç një pyetje e shtrojë për institucionet qeveritare si të konkurrojmë me regjionin? Duke e pa dhe duke e ditë se energjia elektrike është kosto operative e prodhuesit, sepse fabrika si të shkon në mëngjes nuk mund të startosh pa energji elektrike dhe ma e vështira është se për pak kohë vjen vendimi të dalësh në tregun e lirë kur nuk e ke planifiku nuk ke nda buxhet për këtë tranzicion dhe përnjëherë duhet të paguash 300% më shtrenjte kjo është diçka e papranueshme”, deklaroi Mustafa.

Të ngjashme

Të fundit