6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Paralajmërohet shi e breshër në Kosovë

- Advertisement -

Vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e dhjetë, ka shënuar rekorde në parametrat matës. Por Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka paralajmëruar rënie të lehtë të temperaturave si dhe stuhi me rrebeshe shiu e breshëri.

Vala e të nxehtit që ka hyrë tashmë në ditën e dhjetë, ka shënuar rekorde në parametrat matës si në temperaturat minimale që janë regjistruar madje mbi 30°C në vendet fqinje, e po ashtu me maksimalet ekstreme që janë shënuar deri në 43°C. Që nga e mërkura mbasdite, e deri të shtunën, në një situatë kur kemi temperatura shumë të larta në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, do të kemi zhvillime stuhishë  të përcjella me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshër dhe erëra të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5°C të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme”, thuhet në njoftimin e ASHNA-s.

Sipas ASHNA-s temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 28°C – 33°C, ndërsa minmalet do të luhaten ndërmjet 17°C – 22°C. Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme të dominuara kryesisht nga veriu me shpejtësi nga 02 – 12 m/s.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit