Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një rrezik serioz që po sfidon sektorin e ndërtimtarisë vendore.
Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë po drejtohet nga qëllime spekulative dhe jo nga nevoja reale për banim, ndërkohë që mungesa e një tregu sekondar të pasurive dhe emigrimi në rritje po krijojnë paqëndrueshmëri të thellë.
Në një kohë kur politika mbetet e përfshirë në krizë, Gërxhaliu thekson se heshtja është e papranueshme dhe sektori privat duhet të reagojë. Ai apelon për orientim të financave drejt ekonomisë reale dhe sektorëve produktivë, duke paralajmëruar se vonesat mund të kenë pasoja të pariparueshme për ekonominë e vendit.