-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Paralajmërohet arrestimi i Ali Ahmetit: Kostovski na tha ‘do e shihni për disa ditë kur do ta arrestojmë’

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë sot një deklaratë për mediumin PortaliX, duke thënë se Ali Ahmeti do të arrestohet për disa ditë.

Kështu ka njoftuar përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, gazetari Furkan Saliu.

“Kur pushteti flet për destabilizim, përgjigjet duhet ti kërkoni tek kryetari i Komunës së #Butelit, Darko #Kostovski e jo te #BDI. E kërkuam për ta intervistuar për partizimin, familjarizimin e Federatës së Taekwondos, e ai sapo zbriti nga vetura na tha: “Do e shihni për disa ditë kur do ta arrestojmë Ali Ahmetin”.”

Sipas Saliut, Kostovski nuk është ndalur me akuza as ndaj mediumit në fjalë.

“Një kryetar i komunës kaq i informuar për procese gjyqësore… Fakt që duhet të na brengosë. Duke qenë i mbështetur për muri, ai vazhdoi me akuzat ndaj ekipit të PortaliX, duke na akuzuar se ne hamë darka me Ali #Ahmetin dhe Zoran #Zaevin. Sigurisht që këto pohime duhet ti dëshmojë në gjykatë. Por akuzat si këto nuk na bëhet vonë. Na brengos mentaliteti i Darko Kostovskit. “Kjo nuk është Kosovë, ka rend dhe nuk mund të bëni çfarë të doni” – na tha Darko. Duke shpjeguar se si funksionon federata. Sjellja e tij është gjë që duhet të na brengos të gjithë neve që jetojmë në këtë komunë e që jemi pak më të ndryshëm se Kryetari i Komunës së Butelit. A po, materialin e plotë do ta shihni sonte në #PortaliX.”, ka shkruar Saliu.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit