1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Paralajmërohen masa ndaj kompanive që nuk po respektojnë vendimin e MINT për çmimin e derivateve

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se disa kompani nuk respektuar vendimin e MINT për çmimin e derivateve dhe se ndaj tyre do të merren masa.

Murati shtoi se aktualisht çmimi i naftës për litër në hyrje në Kosovës është 1.31 cent.

“Ka mënyra se si mund të rregullohet kjo çështje në kuadër të kushteve të tregut, pra ekziston liria e vendosjen së çmimeve, megjithatë Ligji për naftën e parasheh që në kushte të çrregullimit të tregut mund të vendoset edhe marzha apo edhe çmimi tavan. Sa i përket çmimit të importit, nuk e di se ku i kemi referencat. Me sa e di çmimi me të cilin është duke hyrë tani është 1.31 cent, përfshirë edhe taksat. Mund të flitet për një marzh të caktuar të përfitimit, por nuk mund ta dijë se çfarë lloji është kjo sa i përket shitjes së pikave individuale”.

“MINT ka marrë një vendim sa i përket caktimit të marzhave maksimale. Ka disa kompani që nuk i kanë respektuar dhe janë në procedura të mëtejme. MINT normalisht që merr masa ndaj atyre kompanive”, ka thënë ai”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit