Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar paralajmërimet e Bashkimit Evropian për shtimin e masave ndaj Kosovës, në qoftë se Qeveria vazhdon të ndërmarr veprime në veri pakoordinim.
Kadrijaj ka thënë se çdo herë kur jemi paralajmëruar dhe qeveria nuk e ka marrë seriozisht ne jemi ndëshkuar.
“Sa herë jemi paralajmëruar e qeveria nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin ne jemi ndëshkuar, e në fakt Kosova veç ka sanksione e me këto sanksione Kosova ka humb shumë projekte por edhe besimin e miqve tonë. Ne jemi për shtrirje te sovranitetit e integritetit në tërë territorin e Kosovës por jo me standardin që Kosova po dëmtohet në imazh e në besim nga aleatët”, tha ajo.
Ndër të tjera, deputetja e AAK-së ka thënë se jemi në vit zgjedhor, dhe sipas saj Kurti ka për synim të bëjë veprime eskaluese në veri, që ta mbajë besimin e qytetarëve për ti fituar zgjedhjet.
“Po meqenëse jemi në vit zgjedhor Kurti ka synim për veprime eskaluese në veri për të mbajt besimin e militantëve veç për të fituar zgjedhjet me kushtin që edhe Kosova me humb. Me këto agjenda të Kurtit, ministrave, deputeteve të mazhorances që kush nuk mendon si Kurti duhet të sulmohet e të degradohet nga ushtria e Facebook-ut, bile bile edhe aleatët tonë amerikan ka pasoja për vendin”, u shpreh ajo për Gazetën Blic.
“Dhe nëse vazhdohet me sanksione të tjera vendin po e dërgojmë nga mbyllja e po e humbim perspektiven evropiane. E gjithë kjo shkon në favor të Serbisë. E zoti Kurti gjithë këtë po e bënë qëllimshëm”, përfundoi Kadrijaj