Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka reaguar në lidhje me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në pranverën e vitit 2026.
Për ta pamundësuar një gjë të tillë, Shala ka ftuar qytetarët që më 28 dhjetorit ta votojnë PDK-në me numër 130.
“Për fat të keq, qytetarët do të përjetojnë një tjetër rritje të çmimit të energjisë në pranverën e vitit të ardhshëm. Dhe kjo, si pasojë e një skenari të përgatitur nga akterë korruptivë të kësaj qeverie.Të bëhemi bashkë, ta ndalojmë këtë të keqe.
#PDK130 #FeratShala16”, ka thënë Shala.






