10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Paralajmërimi i Ramabajës: Serbia ka shumë gjasa të përsërisë Banjskën në katër javët e ardhshme

- Advertisement -

Sadri Ramabaja, analist i përhershëm në T7 dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë një intervistë në një medium në Shqipëri, ku ka folur për situatën në Kosovë.

Duke folur për çështjen e dinarit serb dhe kritikave të ndërkombëtarëve, Ramabaja deklaroi se “ndërkombëtarët nuk e qeverisin Kosovën”.

Tutje, Ramabaja ka paralajmëruar se Serbia mund të ripërsërisë Banjskën në katër javët e ardhshme.

“Ky është shqetësimi real, që do të duhej të ishte në qendër të vëmendjes. Ç’është e vërteta, Serbia në katër javët e ardhshme ka shumë gjasa që ta ripërsërisë Banjskën dhe të jetë ndoshta sprova më e madhe në fushën e sigurisë jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë kombin. Prandaj këtu duhet t’i kemi këmbanat e alarmit” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit