7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Paralajmërimi i Putinit: Europa nuk ka alternativë veç energjisë ruse

- Advertisement -

“Europa nuk ka alternativë veç energjisë ruse”. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, duke kërcënuar me pasoja shumë të rënda ekonomike nëse Kontinenti do të përpiqej për të zëvendësuar furnizimin e tij me gaz dhe naftë.

“Një zëvendësues i arsyeshëm për Europën, thjesht nuk ekziston. Nuk ka sasi rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga SHBA, të cilat mund të dërgohen në Europë, do t’u kushtojnë konsumatorëve shumë herë më shumë”, u shpreh Putin gjatë një interviste nga rezidenca e tij në Moskë.

Siç është raportuar në ditët e fundit, liderët në Europë po përgatisin një plan për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse.

Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të tilla si Gjermania që po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së saj të madhe ekonomike, duke thënë se ata kanë gjak në duart e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit