11.6 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Paralajmërimi i Gjinit: Në pranverë do shohim ndryshime të mëdha

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka folur për situatën në të cilën është futur vendi pas dështimit për formimin e qeverisë së re.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai deklaroi se askush nuk mund ta mbajë pushtetin me zor. Madje, Gjini, thotë se sa më keq që e mbanë pushtetin e abuzon me të, më keq do të detyrohesh ta lëshosh.

“Krejt historia politike na dëshmon aq më e rëndë është rënia, se nëse vazhdohet me kapjen e shtetit, se kanë mbetur pak institucione pa hyrë në kthetrat e Kurtit, nëse ndodhë një gjë e tillë rënia është më e zorshme.

“Në demokraci kënaqësia më e madhe është që me shku nga pushteti në mënyrë demokratike, se gjithkush një ditë ka me dorëzu pushtetin. Sa ma keq që e mbanë më keq ka me dorëzu pushtetin”.

“Për shkak që Kosova nuk është shoqëri që flenë krejt kohën, po opozita përdorë mjetet demokratike krejt në rregull por shoqëria nuk flenë, nëse abuzohet kaq shumë edhe shkuarja prej pushteti është më e zorshme. Nuk mbahet pushteti me zor, se kur e mbanë me zor, ke me u hekë me zor”, tha Gjini në Rubikon.

Gjini ka bërë edhe një paralajmërim, se çka pritet të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Unë po mendoj që në pranverë të vitit të ardhshëm na kemi me pas ndryshime të mëdha”, tha Gjini.

 

Të ngjashme

Të fundit