24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Paralajmërimi i frikshëm i ish-shefit të NATO-s: Putini nuk do të ndalet në Ukrainë, rreziku edhe tek ne

- Advertisement -

Ish-sekretari i përgjithshëm NATO-s, George Robertson ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mjaftohet vetëm me pushtimin e Ukrainës.

Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit britanik Rishi Sunak që të ofrojë mbështetje shtesë ndaj Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

“[Ne duhet] ta mbajmë Ukrainën në krye të axhendës sepse ata po luftojnë për ne atje”, tha Lord Robertson.

“Ajo që dua është një angazhim shumëvjeçar”, deklaroi ai, duke potencuar gjithashtu se Pushtimi rus ka përmbysur plotësisht rendin ndërkombëtar.

“Nëse Putini pushton një vend prej prej 44 milionë banorësh pikërisht në zemër të Evropës, ku do të ndalet ai?Ai nuk do të ndalet në Ukrainë”, potencoi ish shefi i NATO-s.

“Si rezultat, do të jemi në rrezik edhe ne të tjerët, sepse ai do të ushqehet nga çdo sukses që do të ketë në Ukrainë”.

Ditëve të fundit, paralajmërime të frikshme ka pasur nga ekspertët perëndimorë lidhur me Rusinë. Një zyrtar i NATO-s gjithashtu edhe një ministër gjerman thanë se një luftë gjithpërfshirëse mund të ndodhë me Rusinë brenda disa viteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit