26.3 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

- Advertisement -

Padrejtësia ngjan në Hagë, e protesta u bë në vendin të cilit i përket zyrtarisht Gjykata e vendosur në kryeqytetin administrativ të Holandës.

Në Prishtinë, përkrahës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që besojnë se Dhomat e Specializuara të Kosovës po zhvillojë proces të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e të tjerëve, kërkojnë ndaljen e padrejtësisë, fundi i së cilës paralajmëron dënim për krerët e guerilës, raporton Klan Kosova.

Kjo gjë, sipas akademik Arsim Bajramit, do ta ulte pozicionin e Republikës skajshmërisht.

E për krimet që po gjykohet tash ish-kreu i bisedimeve të paqes e presidenti i Kosovës, Bajrami thotë se ishin incidente të pashmangshme për çdo luftë, por të izoluara e jo me urdhra nga lartë.

Procesi që Organizatat e dala nga lufta e quajnë të padrejtë, është pak para fazës së paraqitjes së dëshmitarëve nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit. Në listë mungon ajo që cilësohet dëshmitarja më e rëndësishme, e ndjera Madeleine Albright.

Bajrami, poashtu protestues, e arsyeton organizimin e së enjtes me vendimet e vazhdueshme refuzuese të Trupit Gjykues karshi secilës kërkesë të katërshes, përfshirë rrëzimin e mocionit për heqjen e një pjese kohore nga aktakuza, e pranimin përfundimtar të provave nga autoritetet serbe.

Të ngjashme

Të fundit