Brenda Lëvizjes Vetëvendosje vitin e kaluar pati shumë zhvillime.
Përpos anëtarëve të partisë, kundërshtime të shumta pati edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të kësaj partie.
Tre nga më të zëshmit që shpesh herë dolën kundër partisë ishin: Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Gramos Agusholli.
E të njëjtit një paralajmërim e bënë edhe sot, kur zyrtarisht po zhvillohet seanca e parë për vitin 2023.
Deputeti Rrahmani ka publikuar një fotografi me Korenicën dhe Agushollin, duke paralajmëruar diçka “interesante”.
“Po e fillojmë një vit INTERESANT në Kuvendin e Republikës së Kosovës”,shkroi ai.
Korenica në tjetrën anë është shkarkuar nga pozita e Koordinatorit të degës së VV-së në Rahovec, në prill të vitit 2022.
Ndërsa kundërshtimi i tij më i zëshëm ishte mos-votimi i Projektkodit Civil.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160448528302258&id=601392257&mibextid=Nif5oz