8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Paralajmërimi i BE-së për masa të reja/ Musliu-Shoshi: Kurti ka qëllim ta mbajë Kosovën të izoluar e të dënuar

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa të reja ndaj Kosovës, nëse nuk ndryshon situata në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media,  ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj këtyre vendimeve – mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.

“Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, tha Stano.

Lidhur me këtë, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se me tema të ndjeshme, Kurti dëshiron që të zhvillojë populizëm.

Sipas saj, Kurti ka qëllim që Kosova të jetë nën masa, e izoluar dhe dënuar.

“Kurti nuk e vlerëson prosperimin e Kosovës në asnjë fushë të zhvillimit të brendshëm apo të jashtëm! Me rëndësi e ka që të zhvillojë popullizëm me tema të ndjeshme që nuk na dërgojnë askund. Ura e Ibrit është në Kosovë dhe në Kosovë mbetet! E, që Kosova të jetë në masa dhe e dënuar, e izoluar, ky duket se është edhe qëllimi i Kurtit”, deklaron deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit