Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar për paralajmërimet që Bashkimi Evropian ”do t’i vendosë sanksione Kosovës“.
Partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj e ka cilësuar këtë situatë si të rëndë.
Ai ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të bashkërendojë veprimet me aleatët perëndimorë.
”Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë se sa sot“.