13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Paraguai i bashkohet Kosovës, hap ambasadën në Jerusalem

- Advertisement -

Paraguai do t’i bashkohet Kosovës për të zhvendosur ambasadën e tij nga Tel Avivi në Jerusalem në fund të vitit, njoftoi sot ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen.

Sipas “The Times of Israel”, njoftimi erdhi disa orë pasi presidenti Santiago Pena u inaugurua në një ceremoni në kryeqytetin Asuncion, ku morën pjesë liderë dhe politikanë, mes tyre edhe Cohen.

“Hapja e ambasadës së Paraguait në Jerusalem, krahas ambasadës izraelite në Asuncion, do të forcojë pozicionin rajonal dhe ndërkombëtar të Izraelit, si dhe lidhjet e rëndësishme midis vendeve”, tha Cohen, transmeton Klankosova.

Ky veprim vjen pasi Paraguai mbështeti fillimisht deklaratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit në vitin 2018 dhe planet e tij të mëvonshme për të zhvendosur ambasadën amerikane atje. Më pas planifikoi të bënte të njëjtën lëvizje, së bashku me kombet e tjera brenda sferës së ndikimit të SHBA-së, si Guatemala.

Megjithatë, pas zgjedhjes dhe betimit të Presidentit të ri të Paraguait, Mario Abdo Benitez më vonë atë vit, vendi e ndryshoi vendimin e tij. Si përgjigje, Izraeli u hakmor duke mbyllur ambasadën e vet në Paraguai, veç tërheqjes së ambasadorit të Izraelit në Asuncion.

Nëse Pena do të vazhdonte me këtë lëvizje, Paraguai do të bëhej vendi i pestë që do të hapte një ambasadë në Jerusalem, pas Kosovës, Hondurasit, Guatemalës dhe Shteteve të Bashkuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit