17 C
New York
Saturday, May 31, 2025

Buy now

Paradite “jo Speciale”, pasdite “Hashim ik”

- Advertisement -

Shkruan: Agron Hoti

Derisa Gjykata Speciale (GjS) ende s’ishte miratuar në Kuvend, trushpëlarja jonë ujëprashitëse për t’u dukur sa më patriotike para votës së qytetarëve thoshte: “aman mos e bëni GjS-në se është kundër Kosovës!” Thua ti se Hashimi me shokë nga qejfi po ndërtonin gjykatë kundër vetvetes.
E sapo GjS u miratua në Kuvend, e njëjta kastë njerëzish e harroi krejtësisht patriotizmin duke thënë tanimë: “Hashimi e ka bërë GjS kundër shokëve të tij”, ndaj edhe bënin thirrje “Hashim ik.”

E kur Hashimi shkoi i pari në GjS dhe ua mbylli gojën të gjithëve, atëherë ia rikthyen bigën duke thënë: “Hashimi e mori në qafë Kosovën me GjS.” Pra, kjo kastë njerëzish paradite bënin patriotin kinse në mbrojtje të UÇK-së dhe Krerëve të saj, kurse pasdite poshtëronin Krerët e UÇK-së me Hashim Thaçin në krye.
Ndërsa e vërteta është kjo. Ashtu siç Kosova u izolua sot dhe u fut nën sanksione perëndimore për shkak të refuzimit të Perëndimit për veprime të pakoordinuara në pjesën veriore të Kosovës, njëjtë do të izolohej e futej nën sanksione perëndimore nëse do ta refuzonte GjS. Poshtërsia e asaj kohe ishte se Kosovës, edhe duke e bërë GjS, megjithatë s’po i hiqeshin vizat, se lëre më sikur mos ta bënte GjS.

Bota e di që GjS u sponsorizua fuqishëm nga Rusia e Serbia, të cilat përmes goditjes së Krerëve të UÇK-së në GjS po synonin ta godisnin Perëndimin e kryesuar nga SHBA që kishte mbështetur çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Prandaj, Perëndimi i kryesuar nga SHBA dhe Krerët e UÇK-së për t’i dëshmuar Serbisë, Rusisë dhe botës se s’kishin asgjë për të fshehur, e themeluan GjS. Vetë mosthemelimi i GjS do të ishte dëshmi për Serbinë, Rusinë dhe botën se Kosova po fshihte – siç e thonin ato – krime të pretenduara të luftës.

Përndryshe, GjS është beteja e fundit ndërkombëtare mes Perëndimit të kryesuar nga SHBA dhe Rusisë për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Dhe ashtu siç Kosova përmes çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit në vazhdimësi ka fituar bindshëm kundër Serbisë dhe Rusisë, njëjtë do të fitojë edhe në GjS.
E kur të mbyllet GjS, dikujt dikujt në Kosovë pastaj do t’i prapangelet vetëm koritja dhe poshtërsia kundër UÇK-së dhe Krerëve të saj. Ka disa që sot kanë filluar të kthjellen duke e arsyetuar themelimin e GjS, ndaj po mundohen ta prapalajnë koritjen dhe poshtërsinë tyre të dikurshme, por kot e kanë, sepse historia nuk ndryshohet, ngase gjurmët e këqija kanë ngelur. A.H.

Të ngjashme

Të fundit