32.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Paraburgimi i Popoviqit, reagon Vuçiqi: Mund të ketë pasoja të paparashikueshme

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi 30 ditë paraburgim zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, i cili e quajti UÇK-në organizatë terroriste.

Sipas Vuçiqit, kjo tregon se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po përpiqet të provokojë një konflikt në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo tregon se Albin Kurti e ka humbur mendjen dhe po përpiqet të provokojë një konflikt në Ballkanin Perëndimor. Ne i kemi informuar të gjithë partnerët tanë. Mund të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçiqi, shkruan Novosti.

Popoviq ishte në paraburgim për 48 orë pasi u arrestua për një deklaratë të tijën nxitëse në Hoçë të Rahovecit.

“Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Të ngjashme

Të fundit