Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për avokatin Venhar Hana dhe instruktorin Dritmir Islami.
Të cilët janë të dyshuar për përfshirje në manipulime me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) në lagjen Veternik, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësja e gjykatës, Milrinda Gashi, konfirmoi se masa është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nga Departamenti për Krime të Rënda.